Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ky është droni që ra sot në lagjen Bair të Mitrovicës (FOTO)

NULL NULL
23.03.2022 16:47

Droni, i cili ra sot pa asnjë shenjë identifikuese në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair të Mitrovicës, ka madhësi rreth 2 metrash.

Fluturakja, siç merr vesh Klankosova.tv, tashmë është larguar nga zona në të cilën ra dhe është marrë nga autoritetet e Policisë së Kosovës.

Klankosova.tv ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, e që të njëjtin dron mund ta shihni në pamjet më poshtë:

Kujtojmë se ditë më parë, në kryeqytetin kroat, në Zagreb, kishte rënë një dron i ngjashëm, i cili ishte prodhim sovjetik.

Ndërsa, ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banozhi, pati konfirmuar se mbetjet e një bombe ajrore, të përdorur në avionët e prodhimit sovjetik, janë gjetur në mbetjet e dronit që u rrëzua në Zagreb.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.