Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ky është çmimi i kitarës së Elvis Presley

NULL NULL
23.05.2016 10:24

Kitara e Një kitarë të cilën Elvis Presley’t ia kishte dhënë babai i tij, është shitur për 334,000 dollarë në një ankand në New York, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Po të njëjtën kitarë, Presley ia kishte dhënë një fansi gjatë një koncerti në Karolinën e Veriut në vitin 1975.

Në këtë ankand, është shitur edhe teksti dorëshkrim i John Lennon, të cilin e kishte shkruar për “The Beatles.

“Being for the Benefit of Mr Kite”, është shitur për 354,400 dollarë.

_89763598_lennonlyricsepa

Në këtë ankand ku janë shitur gjëra që janë prekur nga këto legjenda të muzikës, është shitur edhe një xhaketë e Michael Jackson që e kishte veshur nga viti 1996-97, e po ashtu edhe pianoja e parë e Elvis Presley’t.

Xhaketa e Jackson është shitur për 256,000 dollarë ndërsa pianoja ka kapur shifrën 140,000 dollarë, rreth 60,000 më pak se që ishte parashikuar.

1

lajme të ngjashme