Kuzhina lëvizëse indoneziane shpërndan ushqim për pacientët e karantinuar nëpër shtëpi (VIDEO) NULL NULL 19.07.2021 21:46 19.07.2021 21:46 Derisa po luftohet me valën e re të shpërthimit të koronavirusit në kryeqytetin indonezian Xhakarta, vullnetarë si Badie Uzzaman, po ndihmojnë duke u dhënë ushqim njerëzve që kanë rezultuar pozitivë, e që janë të detyruar të karantinohen në shtëpi meqë spitalet nuk kanë shtretër. Shoferi 26-vjeçar i një mini-kamionete me vetëm tri rrota, lëshon paketat para shtëpive të pacientëve teksa i thërret duke iu treguar që ushqimi i tyre ka mbërritur, e duke bërë po ashu ndonjë bisedë të vogël nga distanca. Badie, që është njëri nga katër vullnetarët të cilët shpërndajnë ushqime deri në 70 shtëpi, tri herë në ditë, është shprehur i shqetësuar dhe i frikësuar pasi që gjatë gjithë kohës ka kontakt me të infektuarit dhe frikësohet se mund ta bart virusin edhe në familjen e tij pas pune. Në ditët e fundit, infeksionet e reja, të nxitura nga varianti Delta në Azinë Juglindore kanë qenë më të lartat, në vendin e katërt më të populluar në botë, teksa numri i të vdekurve që nga fillimi i korrikut ka arritur në rreth njëmijë viktima në ditë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.