Kuvendi sot me seancë solemne për 25-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së” NULL NULL 06.03.2023 07:25 06.03.2023 07:25 Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë seancë solemne për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Seanca do të nis në ora 12:00, derisa para deputetëve do të flasë presidentja Vjosa Osmani. “Në orën 12:00, presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Seancën Solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Po ashtu, deputetëve dhe të pranishmëve nesër pritet t’u dhjetohet dhe kryeministri Albin Kurti. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së”, njofton Zyra e Kryeministrit. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë