Kuvendi shënon Ditën e Fëmijëve NULL NULL 01.06.2016 08:33 01.06.2016 08:33 Kuvendi i Kosovës sot shënon 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve. Në kuadër të saj, në orën 11:00, në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit, nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës do të mbajnë takimin e udhëhequr nga vet ata, të emërtuar “Vendosja e fëmijëve në rend të parë”. Në këtë aktivitet, do të mbajë një fjalë rasti edhe kryekuvendari, Kadri Veseli. Fëmijët, ndërkaq, do të trajtojnë tema që lidhen me të drejtat e tyre dhe zbatimin i legjislacionit që garanton përmbushjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë. Ky takim shënon aktivitetin kulmor në kuadër të “Javës së fëmijëve në Kuvend”, gjatë të cilës qindra fëmijë nga e gjithë Kosova kanë vizituar parlamentin dhe janë takuar më përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deputetët e LDK-së, PDK-së e AAK-së qëndrojnë në sallë edhe pas dështimit të seancës 8 minuta më parë
Kosova Mustafa, VV-së: Kthehuni në kornizën kushtetuese - ta tejkalojmë cirkun politik 11 minuta më parë