Kuvendi rikthehet pas pushimit, Hoti raporton për dialogun Kosovë-Serbi NULL NULL 16.09.2020 15:37 16.09.2020 15:37 Kuvendi i Kosovës nesër do të fillojë punën pas pushimit, aty do të raportojë kryeministri i vendit, Avdullah Hoti për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Klan Kosova. Në parlament do të mbahen dy senca plenare njëra do të fillojë nga ora 10:30 dhe tjetra nga ora 11:00, në të cilën do të raportojë edhe Hoti para deputetëve. Pikat e rendit të seancës së parë janë: I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13, 14, 23 korrik dhe 7 gusht 2020: 1. Votimi Propozim-Rezolutës lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së, 2. Votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i PDK-së. II. Pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 23, 24 korrik dhe 7 gusht 2020: 1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së. III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13 dhe 14 gusht 2020: 1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht 2020: 1. Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19. Ndërsa pikat e rendit të seancës së dytë janë: 1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, 4. Interpelanca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Ramë Likaj, sipas kërkesës së nënkryetares së Kuvendit, znj. Arberije Nagavci, e nënshkruar edhe nga 7 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, 5. Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës, 6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”, 7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe i ndryshuar me Ligjin nr. 03/L-221, me Ligjin nr. 04/L-116, me Ligjin 04/L-194, me Ligjin 05/L-063, dhe me Ligjin 05/L-007, 8. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në lidhje me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe sporteve për vitin 2019, 9. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, 10. Zgjedhja e gjashtë (6) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, 11. Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025