Kuvendi në tentativën e 37-të për konstituim NULL NULL 25.06.2025 07:10 25.06.2025 07:10 Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot nga ora 11:00 në një përpjekje të re, të 37-tën me radhë, për ta konstituar Kuvendin. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për këtë pozitë, por kandidatja e tyre po cilësohet nga partitë opozitare si figurë përçarëse, njofton Klankosova.tv. Pas disa seancave të dështuara, VV po përpiqet ta ndryshojë mënyrën e votimit nga i hapur në të fshehtë, me synimin për të siguruar mbështetje më të gjerë për Haxhiun, një lëvizje kjo që po kundërshtohet fuqishëm nga subjektet tjera parlamentare. Partitë opozitare jo vetëm që janë shprehur kundër ndryshimit të procedurës së votimit, por nuk kanë propozuar as anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 13 orë më parë