Kuvendi nderoi gratë, por s’i kaloi ujditë (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 08.03.2023 20:36 nga Qendresa Sinani 08.03.2023 20:36 Përplasjet pozitë-opozitë nuk munguan as në seancën e së mërkurës. Ndonëse nisi mirë, me urime për gratë me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas, seanca nuk vazhdoi si e tillë. Pakënaqësitë filluan kur Lëvizja Vetëvendosje propozoi mocion procedural që marrëveshjet ndërkombëtare të spostohen deri në momentin kur të plotësohen kushtet për votim. Ky mocion kaloi me 72 vota pro dhe tri marrëveshjet ndërkombëtare u vendosën në fund të agjendës. Megjithkëtë, kjo ndodhi pa përkrahjen e partisë më të madhe opozitare, që më pas së bashku me LDK-në e lëshuan seancën. Sidoqoftë, Kuvendi vazhdoi punën derisa në lexim të parë miratoi Projektligjin për Bujqësi dhe zhvillim rural dhe Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2031. Si dhe, në ditën ndërkombëtare të gruas, u miratua edhe Projektligji për Parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months