Kuvendi Kombëtar i “Rithemelimit” vendos, Berisha rikonfirmohet kryetar NULL NULL 02.12.2023 19:20 02.12.2023 19:20 Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Kuvendin Kombëtar të “Rithemelimit” të PD-së, ku u votëbesua ish-kryeministri Sali Berisha, si drejtues i kësaj lëvizjeje. Nga numërimi i votave ka rezultuar se Berisha ka marrë mbështetjen e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, për të vijuar punën si kryetar i “Rithemelimit”. Sipas njoftimit Berisha ka marrë 938 vota pro nga 993 vota të vlefshme në kuvend, raporton Euronews.al. Procesi është mbajtur me kërkesë të vetë ish-kryeministrit, pas humbjes së thellë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 25 prillit. Berisha shkoi në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe e bija, Argita Malltezi, e cila mbajti edhe një fjalim. Po ashtu, në rendin e ditës ishin edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit dhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rritet niveli i manganit në Badoc, KRU “Prishtina” furnizon disa zona të kryeqytetit me ujë të pijshëm 11 sekonda më parë
Kosova Sulmi në Banjskë, KFOR: Reagimi efektiv i PK-së parandaloi përshkallëzimin, ne ishim gati 33 minuta më parë