Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuvendi i Shqipërisë voton sot gjashtë ligjet

NULL NULL
06.10.2016 08:19

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të rradhës. Në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i 6 ligjeve nga 7 që ka paketa e emergjencës që bën të mundur zbatimin e reformës në drejtësi.

Një prej këtyre ligjeve, ai për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që njihet ndryshe edhe si vettingu, u miratua më herët në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës.

Opozita e kundërshtoi duke e konsideruar antikushtetues. Dhe për këtë, gjatë ditës së djeshme, demokratët e ankimuan në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin e ligjit vetëm dy ditë para se të hynte në fuqi.

Lidhur me 6 ligjet e tjera që pritet të miratohen sot, demokratët deklaruan një ditë më parë votë unanime vetëm për një prej tyre, ligjin për SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Për 5 ligjet e tjera përfshirë atë të qeverisjes së sistemit gjyqësore, kryetari i opozitës Lulzim Basha paralajmëroi ankimim në Gjykatë Kushtetuese.

Basha tha se ndryshe nga 6 ligjet e tjera të paketës së reformës në drejtësi, ligji për strukturën e posacme antikorrupsion  është në përputhje me standardin që Partia Demokratike ka kërkuar që prej ditës së parë, ndërsa theksoi se e nesërmja  do të jetë ditë makthi për çdo zyrtar të korruptuar dhe të lidhur me krimin, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.

8-4-768x432

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.