Kuvendi i Shqipërisë miraton më 28 janar marrëveshjen me Pfizer për vaksinat NULL NULL 1 javë më parë 1 javë më parë Më 28 janar, Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë marrëveshjen me Pfizer për dozat e vaksinës anti-COVID. Deri tani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza vaksine me Pfizer. 10 mijë prej tyre do të vijnë në javën e tretë të janarit dhe pjesa tjetër në muajin shkurt. Këtë javë ka nisur vaksinimi për mjekët dhe infermierët e spitaleve COVID, falë 975 dozave të dhuruara nga një shtet i Bashkimit Evropian, shkruan TV Klan.