Kuvendi i Shqipërisë hap dyert për qytetarët, për 80-vjetorin e çlirimit të vendit NULL NULL 29.11.2024 16:57 29.11.2024 16:57 Kuvendi i Shqipërisë hap dyert për qytetarët, vizitorët njihen me historinë dhe veprimtarinë e tij. Foto: A2 CNN Kuvendi i Shqipërisë, hapi dyert për qytetarët në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të vendit. Pjesëmarrësve iu mundësua të vizitojnë Sallën e Seancave Plenare dhe Kryesinë e Kuvendit. Në këtë aktivitet morën pjesë pensionistë, veteranë, nxënës nga gjimnazi “Oso Kuka” i Shkodrës dhe shkolla “1 Maji” e Beratit, si dhe studentë, prindër me fëmijë, qytetarë dhe shtetas të huaj. Vizitorët u njohën nga afër me historinë dhe veprimtarinë e institucionit më të lartë ligjvënës në vend, duke u bërë pjesë e kësaj dite simbolike për kombin shqiptar, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia bastisje në veri, gjen granata dore e municion – arrestohet një person 4 minuta më parë
Kosova Pacolli: Është i pamundur zhvillimi ekonomik nëse nuk e kemi të lidhur Kosovën dhe Shqipërinë përmes hekurudhës 12 minuta më parë