Kuvendi i Shqipërisë drejt miratimit të buxhetit 2025: Rikthehet Berisha pas 11 muaj mungesë NULL NULL 03.12.2024 08:26 03.12.2024 08:26 Sot, Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë buxhetin për vitin 2025, pas përfundimit të shqyrtimeve në komisionet parlamentare. Seanca përfshin miratimin nen për nen dhe në tërësi të buxhetit, i cili kap shifrën prej 8.2 miliardë eurosh. Një nga ngjarjet kryesore të ditës është rikthimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, pas një mungese gati njëvjeçare për shkak të arrestit shtëpiak. Berisha ka kritikuar buxhetin, duke e cilësuar atë si një “draft vjedhjesh të mëdha”, njofton A2CNN, transmeton Klankosova.tv. Partia Demokratike ka paraqitur 34 amendamente për buxhetin, ku dy mbajnë firmën e Berishës. Ndër propozimet kryesore janë caktimi i minimumit jetik në 200 euro, rritja e pensioneve dhe shtimi i fondeve për Onkologjikun. Ndërkohë, Partia e Lirisë ka depozituar 11 amendamente që kërkojnë shtesa prej rreth 45 miliardë lekësh, duke përfshirë rritje pensionesh, pagash dhe ndihmë ekonomike. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, u ka bërë thirrje deputetëve të partisë së tij të jenë aktivë dhe të vëmendshëm, veçanërisht ndaj amendamenteve të propozuara nga opozita. Buxheti 2025 u miratua në parim më 19 dhjetor me 75 vota pro, 40 kundër dhe asnjë abstenim, mes debatesh dhe protestash të opozitës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: VV-ja sulmon bizneset e mëdha, pasi ato duhet të merren vetëm me gjëra të vogla 19 minuta më parë