Kuvendi i bllokuar, a duhet të ketë protesta masive? – Arianit Koci sot në “DPT te Fidani” NULL NULL 17.06.2025 15:34 17.06.2025 15:34 Sot në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë avokati Arianit Koci. Në pjesën e intervistës kryesore do të diskutojmë për protestat dhe iniciativën e avokatit Koci para Kuvendit të Kosovës, i cili u kërkoi deputetëve të zgjedhur që të gjejnë një zgjidhje për situatën e bllokuar. Gjithashtu, me Kocin do të diskutohet edhe për zhvillimet e tjera në skenën politike, si dhe për arrestimin e ish-policit kosovar, Arbnor Spahiu, nga autoritetet serbe. A do të kemi protesta masive para Kuvendit të Kosovës? Cilat janë gjasat për lirimin e ish-policit kosovar? Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh 3 orë më parë