Kuvendi dështon për të 31-tën herë, bie edhe numri i votave NULL NULL 13.06.2025 11:39 13.06.2025 11:39 Kuvendi i Kosovës dështoi për të 31-tën herë të konstituojë legjislaturën e re. Flamur Gajtani, gazetar i Klan Kosovës, tha se seanca e sotme pati më së paku vota nga të gjitha tentimet e kaluara. “Kësaj radhe ishin vetëm 47 vota, ndërsa në versionin më të mirë kishte shkuar deri në 56 vota pro”, tha Gajtani. Duket se rënia e numrave pro votimit të Komisionit për votim të fshehtë ka të bëjë me periudhën e pushimeve verore. Deputetët e Listës Serbe mësohet se nuk kanë hyrë në fillim në seancë. Gajtani thotë se ata janë frikësuar se Kuvendi do të mbajë një minutë heshtje për Ditën e Çlirimit. Të njëjtit, thotë gazetari, kanë hyrë pasi kryesuesi Avni Dehari, e ka nisur seancën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 4 orë më parë
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 10 orë më parë