Kuvendi debaton për Kumanovën dhe Boletinin (VIDEO) NULL NULL 15.05.2015 20:10 15.05.2015 20:10 Edhe pse nuk ishte në rend të ditës, sot deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk lanë pa e përmendur gjendjen e krijuar në në Kumanovë. Ligjvënësit thanë se liderët politikë i dënuan kosovarët që luftuan atje, por asnjëri prej tyre nuk e dënoi regjimin e kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevskit. Madje, dikush kërkoi edhe dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, transmeton Klan Kosova. Përveç situatës në Maqedoni, të zgjedhurit e popullit folën edhe për varrimin e eshtrave të Heroit Kombëtar, Isa Boletini. Edhe opozitarët kërkuan angazhim të madh të Qeverisë që ceremonia të kryhet në Boletin, e jo në Vlorë. Sipas deputetëve, nëse varrimi nuk bëhet në Boletin kjo do të ishte një fyerje e madhe për heroin. Kronikë nga Liridon Zeqiri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.