23:04, 15 Tetor 2019

Aktori futbolldashës Kushtrim Sheremeti tha se është një gjest i mirë i liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit pjesëmarrja për herë të parë në stadiumin “Fadil Vokrri” për të parë ndeshjen Kosovë-Mali i Zi.

“Është hera e parë e Albin Kurtit që shkon në stadium dhe kjo është diçka e mirë që po ndodh për herë të parë në vazhdën e herëve të para. Kurti është mbrojtësi më i madh i Kushtetutës së Ahtisarit dhe nuk e mbron askush më shumë se ai”.

“Për këtë fakt nënkuptohet që ai shkon e këqyr lojën e qet shallin edhe i ka fituar zgjedhjet. Pra për mua s’ka qenë befasi edhe pse është hera e parë që ka shkuar dhe nuk është dashur të jetë për askënd”.

Sheremeti në Analiza Zgjedhore ka thënë se si tifoz beson që Kosova ka shanse të mira për kualifikim. Ai shtoi gjithashtu se tifozëria e Kosovës në ndeshjen me Anglinë do të jetë në fokus medial për sjelljen e mirë që do ta kenë – përkundër shteteve të tjera të Europës Juglindore.

“Për fat të mirë çfarëdo që do të ndodhë me ndeshjen me Çekinë është edhe mundësia e dytë përmes asaj Nation Ligue ku do të luajë me Maqedoninë e Veriut, pra është edhe ajo dera e dytë”.

“Si tifoz nuk kisha dashtë të them se nuk ka shanse , prandaj unë besoj se ka shanse dhe matematikisht ka mundësi. Se a do ta ketë lehtë me Çekinë jashtë nuk e di, por çka jam shumë i lumtur e që po besoj se do ta na vjen një lajm shumë i mirë kur të vjen Anglia në Kosovë – për shkak se është diskutuar shumë për këtë pjesën e Europës Juglindore edhe racizmin”.

“Edhe në Mal të Zi, Bullgari dhe Çeki, pra krejt këto vendet e ish-bllokut ka pasë këso thirrje raciste ndaj Anglisë. Po besoj që ka me qenë edhe syri i gazetarëve të botës dhe do të shkruajnë shumë që s’do të dëgjojnë thirrje raciste nga Kosova e që do të jetë një kartë shumë e mirë për t’u lavdëruar Kosova në të gjitha mediat ndërkombëtare”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë