Kushtëzimi i librashitësve: “Kush do libra, të blej edhe fletoret e punës” (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 10.09.2023 20:16 nga Flamur Gajtani 10.09.2023 20:16 10- ditëshi i parë i shtatorit u karakterizua me hallakamën për blerjen librave për filloristët. Në disa raste libraritë shfrytëzuan momentin që Ministria e Arsimit nuk ua siguroi tekstet, dhe kushtëzuan prindërit që për t`ua shitur librin ata duhet blerë edhe fletoren e punës, apo anasjelltas. Qytetarët dënojnë një kushtëzim të tillë. Për këtë Autoriteti i Konkurrencës njoftoi të shtunën se bie në kundërshtim me Ligjin për Konkurrencën dhe ka paralajmëruar shitësit e librave që të ndalojnë këtë praktikë. E ish-kryetari i AKK-së Valon Prestreshi, konfirmon se një ndërlidhje e tillë është e dënueshme, madje edhe me gjobitje deri në 10 për qind të qarkullimit të atij biznesi. Masa e paralajmërimit sipas Prestreshit, është hapi i parë e nëse bizneset nuk reflektojnë mund të pasojnë me hapat e tjerë më radikalë.