Kushtetuta: Pacolli pason Haradinajn si kryeministër i Kosovës NULL NULL 25.07.2019 17:46 25.07.2019 17:46 Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i shefit të qeverisë nuk ka të drejtë të organizojë mbledhje të ekzekutivit. Por me dorëheqjen e Haradinajt nuk do të thotë se ka rënë qeveria e Kosovës, njofton Klan Kosova. Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh që qeveria të bie vetëm në rast të shpërbërjes së Parlamentit të Kosovës, ndërsa një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, tek sa Kuvendi është ende funksional. Bazuar në aktin më të lartë juridik në vend, pas dorëheqjes së parevokueshme të kryeministrit, barra e përgjegjësisë bie mbi zv. kryeministrin e parë, njofton Klan Kosova. Kjo nënkupton se Behgjet Pacolli do të duhej të ushtronte pozitën e të parit të qeverisë, deri në një vendim të radhës të presidentit të vendit, i cili detyrohet gjejë zgjidhje në bazë të mandatit të tij Kushtetutës. Kronikë nga Klan Kosova. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 4 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 7 orë më parë