Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Berisha NULL NULL 24.12.2024 15:56 24.12.2024 15:56 Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha. Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për 17 janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha ndaj masës “arrest në shtëpi”. Seanca ishte planifikuar fillimisht për më 27 dhjetor, transmeton Klankosova.tv. Berisha u lirua nga arresti në shtëpi më 27 nëntor, pas 11 muajsh izolimi. Vendimi për shfuqizimin e masës u mor nga Gjykata e Posaçme, ndërsa SPAK ka paralajmëruar se do ta ankimojë në Apelin e Posaçëm pas njohjes me vendimin e zbardhur./A2CNN