Kushtetuesja mund ta pezullojë Ligjin e Pagave (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 12.02.2023 20:29 nga Flamur Gajtani 12.02.2023 20:29 18 akterë të shoqërisë kosovare, konsiderojnë se me Ligjin e Pagave u shkel e drejta e tyre. Për këtë ata iu drejtuan me ankesë Avokatit të Popullit që ka 6 muaj kohë t’i trajtojë këto lëndë. E një avokat vlerëson se destinacioni final i këtyre ankesave duhet të jetë Gjykata Kushtetuese, si organi kryesor për shqyrtimin e tyre dhe e cila do ta pezullojë ligjin, njofton Klan Kosova. Diçka të tillë pret edhe ish-numri dy i gjykatës më të lartë në Kosovë, që shpjegon se Kushtetuesja mund t’i vë nga 1 javë deri në 3 muaj masë sigurie. Ligji i Pagave qe pezulluar nga kjo gjykatë edhe më 2019, e tash po kërkohet më shumë kujdes sidomos gjatë hartimit të tij. E për përgjegjësit, nuk përjashtohet edhe thirrja para përgjegjësisë. Ligji i Pagave për sektorin publik, hyri në fuqi nga 1 shkurti dhe të enjten u miratua në Kuvendin e Kosovës edhe në lexim te dytë. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 27 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 35 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day