Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kushtetuesja ia hodhi poshtë Ligjin për Byronë dhe KPK-në, Kurti: Drejtësia duhet të bëhet e drejtësi do të ketë

NULL NULL
28.06.2024 16:36
Arkiv: Kryeministri Albin Kurti
Arkiv: Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Ligjin për Byronë dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial, ku për këtë të fundit tha se në seancën e radhës do të votohet në lexim të dytë.

Kurti tha se të dy këto ligje, si reforma, të cilat ai i quajti thelbësore për sistemin e drejtësisë dhe luftimin e korrupsioni, janë konsultuar edhe me Komisionin e Vendedikut.

“Komisioni i Venedikut i aprovoi të dy këto, jo vetëm për shkak të qëllimit që kishin, pra luftimin e korrupsionit, por edhe pse siguronin pavarësi në vend të korporatizimit në Këshillin Prokurorial, e dobi publike karshi pasurimit të pabazë, kriminal e individual”.

“Megjithëkëto, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës rrëzoi që të dy ligjet, duke zgjedhur kësisoj të vonojë ndjekjen e krimit, ta vonojë reformën tonë. Me 5 vota për, në raport me 4 vota kundër, Gjykata Kushtetuese ka gjetur që Kushtetuta është shkelur me Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, duke treguar kështu që Kushtetuta ndryshe shihet nga gjysma e gjyqtarëve të Kushtetueses, në raport me gjysmën tjetër të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Kreu i qeverisë, kritika pati edhe për vendimin e Kushtetueses e cila tha se shkarkimi i anëtares së OShP-së nga kuvendi me propozim të qeverisë, ishte shkelje e Kushtetutës.

“Njëkohësisht, kjo Gjykatë gjen që manipulimi në blerjen e insulinave dhe kësisoj rrezikim të shëndetit publik, nuk është faj i anëtares së OShP-së të shkarkuar nga Kuvendi me propozim të Qeverisë, sepse nuk ishte dëshmuar shkelja e etikës së punës si bazë për shkarkim. E rrezikimi i shëndetit publik dhe manipulimi me tendera milionësh, për Gjykatën Kushtetuese, nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe vlerat e saj”, tha ai, njofton Klankosova.tv .

Më tej, Kurti ironizoi me Gjykatën Kushtetuese, ku uroi që nuk do t’i duhen edhe katër muaj të tjerë që ta publikojë Aktgjykimin për Byronë.

“Ndërkohë, kërkoj nga Ministria e Drejtësisë, që menjëherë të fillojë me ndryshimet dhe të procedojë me urgjencë në Qeveri. Drejtësia duhet të bëhet. Drejtësi duhet të ketë. Drejtësi do të ketë”, tha ai.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.