Kushtetuesja hedh poshtë ankesën e Shaqir Totajt NULL NULL 09.02.2018 14:50 09.02.2018 14:50 Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë si të papranueshme ankesën e ish – kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj në zgjedhjet lokale të vitit të shkuar. Në arsyetimin e saj, Kushtetesja thekson se kërkesa në rastin në fjalë deklarohet e papranueshme për shkak se Totaj nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike në këtë rast.