Kush tha që Miss-et janë vetëm të bukura, të shohë fituesen e ‘Miss America 2020’ NULL NULL 20.12.2019 17:50 20.12.2019 17:50 Dje Amerika zgjodhi Miss-in e saj për 2020-ën dhe fituesja hodhi poshtë gjithë mitet që historikisht kanë ndjekur vajzat që marrin pjesë në konkurse të tilla. Miss Amerika është një shkencëtare shumë e zonja dhe plot vetëbesim! Camille Schrier, është e diplomuar në plot dy degë shkencore: biokimi dhe sisteme biologjike. Aktualisht, më e bukura e USA-s po punon për të përfunduar doktoraturën për farmaci në universitetin Virginia Commonwealth. Pas fitores, ajo tha se titullin e ri do ta përdorë për kauza që shqetësojnë shoqërinë, siç janë substancat narkotike, parandalimi i abuzimeve apo edukimi. “Miss Amerika është dikush e cila ka nevojë të edukojë.”- u shpreh ajo. Schrier ia doli të fitojë mes 50 kandidateve të tjera, por gjithsesi mohoi të jetë më e bukur se to. Ky është viti i dytë që kompeticioni i Miss Amerikës vjen i ndryshuar. Vajzat nuk kanë pse shfaqen më me rroba banje dhe kjo bëhet për të ndryshuar konceptin e të qenit miss./anabel