Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kush po i frikësohet Isa Boletinit?

NULL NULL
14.05.2015 16:46
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri sot ka organizuar një tryezë për ta kundërshtuar vendimin e Këshillit Organizativ lidhur me organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini në Vlorë.

Me këtë rast ai morri mbështetjen e të pranishmëve përfshirë familjarë të Isa Boletinit të cilët thanë se eshtrat e heroit kombëtar duhet të pushojnë në vendlindjen e tij në Boletin.

“Kush po i frikësohet edhe për se vdekuri gjeneral Isa Boletinit. Jam me ju këtu sot për të mbrojtur kërkesat tuaja, amanetin e Isës, e të bashkëluftëtarëve të tij”, tha ndër të tjera i pari i Mitrovicës.

Nga ana tjetër, hoxha Mulla Asllan Murati, i cili i solli eshtrat e Boletinit nga Podgorica e Malit të Zi, tha se institucionet e Kosovës po e shkelin vendimin e vitit 2004 ku u pat vendosur që eshtrat e heroit kombëtar të prehen në vendlindjen e tij, pasiqë ky ishte edhe amaneti i tij, transmeton Klan Kosova.

Kreu i Mitrovicës poashtu njoftoi edhe për mbajtjen e një seance për nesër për të aprovuar kërkesën për rikthimin e vendimit të 2004-së në Kuvendin Komunal e cila më pas do t`iu dërgohet institucioneve qendrore

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.