Kush nuk mund të kandidojë në zgjedhjet lokale? – sqaron KQZ NULL NULL 15.06.2025 15:00 15.06.2025 15:00 Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahet më 12 tetor 2025. Tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka nisur përgatitjet për këtë proces. KQZ më 26 qershor do të hap afatin për aplikim të subjekteve politike që do të kërkojnë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për Kuvende Komunale Por, kush nuk mundet të kandidojë në këto zgjedhje? Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka dhënë sqarime me këtë rast. Elezi tha se kandidat nuk mund të jetë një person nëse “është dënuar në 3 vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv”. “Këshilli Gjyqësor i Kosovës është njëri prej institucioneve që KQZ-ja do të kërkojë verifikim të kandidatëve. Në nenin 30 të ligjit për zgjedhje të përgjithshme, theksohet se kandidat nuk mund të jetë një person nëse “është dënuar në 3 vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv”. Prandaj, me qëllim të zbatimit të këtij përcaktimi ligjor, do të kërkojmë nga KGjK-ja që të verifikojë listën e kandidatëve nëse ndonjëri prej tyre nuk është në përputhje me këtë kufizim ligjor”, theksoi ai. Zgjedhjet lokale, KQZ: Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 4 orë më parë