Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kush ia rrëmbeu zemrën Shakirës?

NULL NULL
04.04.2024 16:42
Shakira
Shakira

Lajmi se Shakira ka nisur romancë të re me Lucien Laviscount ka bërë bujë gjithandej.

Por, kush është djali që arriti t’ia rrëmbejë zemrën artistes kolumbiane?

Lucien Leon Laviscount është një aktor britanik, i cili u bë i njohur për herë të parë në vitin 2007 duke u shfaqur në dramën për adoleshencë “Grange Hill”.

Më vonë ai u shfaq në disa seri televizive, duke përfshirë “Coronation Street” dhe “Waterloo Road”.

Në vitin 2015, Laviscount luajti një personazh si Earl Grey, në sezonin e parë të komedisë horror “Scream Queens”.

Shakira dhe Laviscount janë takuar në shesh xhirimet e videoklipit “Punteria”, ku dyshja u shfaqën bashkë në disa skena sensuale.

Më pas, të dy u fotografuan duke shijuar darkën në restorantin italian Carbone në New York City.

lajme të ngjashme