Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kush fitoi nëpër komuna? (VIDEO)

NULL NULL
08.11.2019 20:34

Triumfi në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit e nxori Lëvizjen Vetëvendosje si të parën edhe në komunat më të mëdha të vendit.

Ky subjekt në krye me Albin Kurtin prinë në 10 komuna.

Përveç në Mitrovicë ku tani e ka pushtetin falë aderimit të Agim Bahtirit, dhe në Prizren ku fitoi në zgjedhjet lokale, tashmë ka primatin edhe në Gjilanin e Lutfi Hazirit, Ferizajn e Agim Aliut, si dhe në Prishtinën e cila drejtohet nga i larguari prej Lëvizjes, Shpend Ahmeti.

E krahas këtyre, Vetëvendosjen më së shumti e votuan edhe qytetarët e Kaçanikut, Kamenicës,  Obiliqit,  Vushtrrisë e Hanit të Elezit.

Me dy komuna më pak se VV në këto zgjedhje doli Lidhja Demokratike e Kosovës.

LDK-së me Vjosa Osmanin si kandidate, i mbetën besnik qytetarët e Pejës,  Istogut, Fushë Kosovës, Lipjanit, Podujevës dhe Vitisë. Ndërsa për të kësaj radhe votuan edhe Suhareka e e cila kryetarin e ka nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si edhe Dragashi që drejtohet nga njeriu i PDK-së.

Në zgjedhjet e përgjithshme doli i katërti, por koalicioni AAK-PSD ka pesë komuna ku prinë si më e votuara.

Zona e Dukagjinit nuk tradhtoi subjektin  për të cilën votoi  për kaq shumë vite duke e lënë të parin në  Deçan, Gjakovë, Klinë, Rahovec dhe Junik.

E Partia Demokratike e Kosovës, që doli e treta në zgjedhjet e 6 tetorit, nuk mori më shumë komuna se sa në zgjedhjet lokale. E këto janë bastionet e fundit të saj, Drenasi, Skenderaj e Shtimja.

Ndërkohë, Nisma që garoi me Aleancën Kosova e Re dhe Partinë e Drejtësisë, nuk arriti ta kaloj pragun por në Malishevë mbetet e pakonkurrencë.

Si subjekti i parë për nga numri  i komunave Lisa Serbe  qëndron  njëjtë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Leposaviqi, Novobërda, Shtërpca, Zubin Potoku, Zveçani, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kllokoti dhe Mitrovica e Veriut, e zgjodhen sërish këtë subjekt.

Ndërkaq komuniteti turk me subjektin KDTP ka dalë i pari në Mamushë, sikue edhe në zgjedhjet lokale.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.