Kush është i dashuri i ri i Bebe Rexhës? NULL NULL 08.08.2024 23:13 08.08.2024 23:13 Bebe Rexha dhe i dashuri i saj Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila para pak ditësh performoi në Prishtinë në kuadër të Sunny Hill Festival, po shijon pushimet me të dashurin. Bebe u fotografua gjatë pushimeve të saj në Sardinia të Italisë me të dashurin e saj të ri, arkitektin grek Simos Liakos. Në muajin korrik të vitit të kaluar, Rexha pati konfirmuar fundin e lidhjes së saj trevjeçare me ish-të dashurin Keyan Safyari, dy javë pasi kishte ndarë me ndjekësit e saj disa mesazhe ku ai fliste negativisht rreth peshës që ajo kishte fituar. Por tani, Bebe po duket tejet e lumtur në krahët e Simos. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.