Kush është arkitekti Përparim Rama që synon ta drejtojë Prishtinën? - Klan Kosova

Kush është arkitekti Përparim Rama që synon ta drejtojë Prishtinën?

NULL NULL
12 months më parë

Përparim Rama është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës.

Ai me profesion është arkitekt, ku karrierën e tij e ka të zhvilluar në kryeqyetin e Britanisë së Madhe, Londër. Rama është lindur në Prishtinë, me prejardhje nga Gollaku, mbanë titullin magjistër shkence në fushën e urbanizmit e arkitekturës. Është edhe ligjërues në universitete të ndryshme botërore, siç janë “Nottingham University School of Architecture” dhe “University of East London”. Është anëtar i Associacionit të Arkitektëve të Britanisë.

Rama njihet për angazhimin e tij kryesor në planifikim hapësinor të Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012, për angazhimin e tij në ndërtimin e vizionit të Doha’s, kryeqytetit të Katarit,si dhe për projekte në New York, Dublin, Bazel, Pragë e deri në Damask të Sirisë.

Ai është fituesi i çmimit më të mirë për dizajnim të kafenesë në botë në kuadër të garës “World Interior News” në galerinë Saatchi në vitin 2013, ndërsa në vitin 2016 ai është përzgjedhur për konceptin më inovativ të restorantit.

Puna e tij është publikuar disa herë në mediat ndërkombëtare duke përfshirë London Building Design Magazine, si dhe është intervistuar nga BBC, CNN, BLOOMBERG, RAI, The Times Newspaper on Architecture and Urbanism, transmeton Klankosova.tv

Pronari i kompanisë së arkitekturës 4M me projektin Hamami Jazz Group, e cila është një bar-kafene nëntokësore mori çmimin e parë si projekti më i mirë në botë për bare në kuadër të World Architecture News Awards (WAN) më vitin 2013.

 

Kosovën për herë të parë e bëri pjesë të Biennales së Arkitekturës në Venecia në vitin 2012, me instalacionin dhe projektin “The Filigree Maker”, që paraqet një realitet dhe ndërthurje mes rrugëve dhe ndërtesave të Prishtinës.

Këtu projektoi një qendër të madhe tregtare në Maltë.

Projektimi i interierit të një hoteli në Londër.