Kush e përmendi Kosovën në Samitin e NATO-s? (VIDEO) NULL NULL 26.06.2025 07:21 26.06.2025 07:21 Samiti i NATO-s - Foto nga Edi Rama Gazetari korrespodent, Urall Boshnjaku ka bërë të ditur se si presidenti amerikan, Donald Trump, ashtu dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan kanë folur për Kosovën në Samitin e NATO-s të mbajtur në Hagë. Për emisionin “Ora Shtatë”, Boshnjaku tha se Trumpi deklaroi se do të merret me çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, derisa nga ana tjetër, Erdogan foli për rëndësinë e KFOR-it në veri të vendit, transmeton Klankosova.tv. “Dje patëm mundësinë ta dëgjojmë në një konferencë për media presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe menjëherë pas tij presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Në konferencën që dha Donald Trump, përmendi Kosovën dhe tha se ‘do të merret me çështjen mes Serbisë dhe Kosovës’, ndërsa në konferencën e presidentit turk e bëra një pyetje nëse Turqia ka ndonjë plan konkret në lidhje me zhvillimin e veriut të vendit, meqë zhvillimet e fundit atje kanë qenë të pakëndshme, dhe se komanda e KFOR-it ka qenë në dorën e turqve në mandatin e kaluar dhe do të iu takojë prapë turqve në mandatin e ardhshëm. Në këtë pyetje presidenti turk u përgjigj se ‘gjersa KFOR-i turk gjendet në Kosovë dhe në veri të vendit, gjithçka është e sigurt dhe do të jetë e sigurt, meqë KFOR-i turk ndodhet këtu për të sjell paqe dhe stabilitet’. Me këtë, presidenti turk përçoi mesazhin se ata me të vërtetë janë të interesuar për Kosovën, dhe se Kosova ka qenë pjesë e diskutimeve të tyre në samitin e NATO-s”, u shpreh Boshnjaku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Koci, Kurtit: Ngulmi me Haxhiun s’është më bindje politike – është kapriçio personale 2 orë më parë