Kush e firmosi marrëveshjen për linjën hekurudhore Kosovë-Serbi? NULL NULL 14.02.2020 10:05 14.02.2020 10:05 Sot në Munih të Gjermanisë është nënshkruar marrëveshja për linjën hekurudhore dhe autostradën që lidh Kosovën dhe Serbinë. Delegacioni kosovar që e ka nënshkruar këtë marrëveshje ishte i përbërë prej Xhemë Veselit, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupevës, drejtor i Infrastrukturës Rrugore, njofton Klan Kosova. Ndërsa nga pala serbe, ka qenë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ai i cili e ka firmosur dokumentin. Kjo marrëveshje është nënshkruar në praninë e Presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu aty ishin edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Konett dhe ambasadori i SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj pret në takim Rohden, diskutojnë për zgjidhjen e bllokadës institucionale 4 orë më parë