Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kush e bëri postimin në emër të Britney?

NULL NULL
02.04.2021 10:27

Britney Spears theu heshtjen e saj në fillim të kësaj javë në lidhje me dokumentarin “Framing Britney Spears” dhe burimet tani po e diskutojnë se kush në fakt e shkroi atë post.

Shumë fansa të saj, dhe madje edhe disa njerëz të famshëm, nuk besojnë se ishte në të vërtetë këngëtarja ajo që e bëri postimin dhe shumica mendojnë se prapa kësaj pune qëndron ekipi i saj.

Një i famshëm madje thotë se komenti i saj mbi postimin në fjalë ishte fshirë pasi ajo e vuri në pikëpyetje nëse e kishte shkruar vërtetë ajo.

“Unë nuk e shikova dokumentarin, por nga ajo pak që pash prej tij, isha e turpëruar nga vëmendja që e vendosin mbi mua… kam qarë për dy javë dhe epo… ende qaj ndonjëherë!!!”, thuhej në postimin e Britney.

Epo pra, kush e bëri atë postim?

Fansat po ndiqnin menaxheren e mediave sociale të këngëtares, Cassie Petrey, duke supozuar se ishte ajo që e bëri postimin. Ndërkaq, disa burime i thanë TMZ-së se ajo në fakt as nuk dinte për postimin në fjalë derisa u publikua.

Ky burim thotë se vet Britney ishte padyshim ajo që e shkroi postimin dhe se ishte ideja e saj që ta vendoste në Instagram.

“Na është thënë se Britney ndihet vërtetë shumë e turpëruar nga dokumentari, gjë që ia ka bërë të ditur më të afërmve të saj”, shkruan TMZ, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme