Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kush do t’i mungojë Liverpool-it në ndeshje me kampionin?

NULL NULL
27.02.2017 14:04

Liverpool është ballafaquar me një lajm të keq në prag të ndeshjes me kampionin në fuqi Leicester-in.

Kapiteni me ndikim i Liverpool-it nuk ka udhëtuar në East Midlands për ndeshjen e së hënës mbrëma shkaku i një mavijosje të keqe të këmbës, shkruan DailyMail, transmeton Klan Kosova.

Henderson këtë lëndim e pësoi gjatë stërvitjes por mbante shpresa se do të kthehej në formacionin e vikendit.

Mungesa e tij luan rol të madh në këtë ndeshje që është e rëndësishme për shpresat e tyrë për kualifikim në Ligë të Kampionëve.

Besohet se Jurgen Klopp do e vë në lojë brazilianin Lucas Leiva në vend të tij.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.