Kusari: Në sesionin pranveror të kuvendit thyem rekord të miratimit të ligjeve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kusari: Në sesionin pranveror të kuvendit thyem rekord të miratimit të ligjeve

NULL NULL
08/08/2022

Në konferencën e fundit për sesionin pranveror, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, shpalosi të arriturat e kuvendit në këtë periudhë

Kusari-Lila tha se gjatë këtij sesioni është arritur rekord i miratimit të marrëveshjeve në dy lexime, që nga fillimi i pavarësisë, me 87 të tilla.

“Në këtë sesion kuvendi ka arritur ta thyejë rekordin për miratimin e ligjeve me 87 ligje të miratuara në të dy leximet dhe 18 marrëveshje ndërkombëtare që nga pavarësia në vitin 2008 dhe nga vitin 2013 kur është përmbyll pavarësia e mbikëqyrur., që nënkupton edhe bashkëpunimin e poziitës e opozitës në miratimin e këtyre marrëveshjeve”, ka thënë Kusari-Lila.

“Në këtë sesion kemi arritur të përshpejtojmë dhe shtojmë  në mënyrë të dukshme punën e kuvendit në kuadër të komisioneve dhe grupeve që i përfaqësojmë”.

Ajo shtoi se kanë edhe shumë punë për të bërë në shumë fusha.

“Kemi shumë punë për të bërë për të ngritur këtë standard atë që synojmë  në cilësimin e  volumit të punës së kuvendit.. Ende ka shumë punë për të rritur ekspertizën e grupeve punuese, dhe mbajtjen e dëgjimeve publike me shtresa të ndryshme shoqërore .. Jo rrallë që si inercion i së kaluarës na ka ndodhur që të mos mbërrijmë te të gjitha palët që duhej të konsultoheshin para vendimit final në shumë elemente legjislative apo të mbikëqyrjes… Kemi edhe shumë punë për të bërë lidhur me mbikëqyrjen  e zbatimit të ligjeve dhe institucioneve që janë në varësi të kuvendit”, ka shtuar ajo.

Ajo tha se aktivitetet e licencimit, dhënies së shërbimeve, ndarjes së drejtësisë dhe ato rregullatore që i raportojnë kuvendit, të dalin nga zona e abuzimeve, mospunës, apo mosdhënies llogari ndaj kuvendit dhe qytetarëve, “andaj mbetemi të përkushtuar në rritjen e punës dhe angazhimit tonë për performacë më të mirë”.

Ajo foli edhe për synimet e tyre në sesionin vjeshtor.

“Synimet për sesionin vjeshtor janë dinamizimi i mëtejshëm i punës në komisione, përmbushja në afate optimale i agjendës legjislative, organizimi i sa më shumë dëgjimeve publike dhe transparencës me qytetarët trajtimi i sa më shumë çështjeve të adresuara nga qytetarët drejt kuvendit, shtimi i numrit të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve në të gjitha fushat”, ka shtuar Kusari-Lila.