Kusari – Lila takon të rinjtë e Gjakovës NULL NULL 02.06.2016 14:30 02.06.2016 14:30 Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, sot ka zhvilluar një takim me të rinjtë nga komuna e Gjakovës, me të cilët ka bashkëbiseduar dhe u është përgjigjur në të gjitha pyetjet që kanë parashtruar ata. “Gjatë bashkëbisedimit, kryetarja Kusari – Lila i ka njoftuar të rinjtë me projektet me të rinjë që komuna i ka realizuar. Në këtë kontekst, kryetarja Kusari – Lila ka përmendur Planin e Veprimit Rinor të miratuar në Asamblenë komunale, si të vetmin e këtij lloji në Kosovë, pastaj ndarjen e fondit prej 10 mijë euro për projektet rinore, përkrahjen e të rinjve në sport e kulturë e të tjera. Si rrjedhojë e kësaj përkrahje, kryetarja Kusari – Lila ka bërë të ditur se nga 6 Organizata Joqeveritare Rinore që kanë qenë në vitin 2013, sivjet janë regjistruar 36 Organizata të tilla, duke e gjashtëfishuar kështu aktivitetin rinor në komunën e Gjakovës, thuhet në komunikatën nga Komuna e Gjakovës, përcjellë Klan Kosova. Pas kësaj, kryetarja Kusari – Lila u është përgjigjur pyetjeve të të rinjve, të cilët kryesisht ishin të interesuar të dinin për shkollimin dhe punësimin. Në këtë drejtim, kryetarja Kusari – Lila u ka sugjeruar atyre që para se të vendosin për përzgjedhjen e shkollimit, paraprakisht ta verifikojnë mundësinë dhe shanset që kanë për tu punësuar në atë sektor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 2 orë më parë