Kusari-Lila: S’do garoj personalisht në zgjedhjet e 12 tetorit, si Alternativë do garojmë vetëm (VIDEO) NULL NULL 23.06.2025 18:23 23.06.2025 18:23 Kryetarja e partisë “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila sot në emisionin “DPT te Fidani” është shprehur s’do të garojë personalisht në zgjedhjet e 12 tetorit. Mirëpo, Kusari-Lila tha se si “Alternativë”, do të garojnë vetëm dhe shtoi se kjo nuk është çështje e keqkuptimit me VV-në. “Unë jam deklaruar për pjesëmarrjen time personale në zgjedhjet lokale si Mimoza Kusari-Lila që kam garuar katër herë deri më tash për komunën e Gjakovës, nuk do të garojë në zgjedhjet e 12 tetorit personalisht”. “Si Alternativë, po, do të garojnë vetëm dhe kjo nuk është çështje e asnjë keqkuptimi me Lëvizjen Vetëvendosje, ka të bëjë me një diskutim që tash bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe partinë Guxo zhvillohet qe një vit e gjysmë ose dy vite”. “Pas përfundimit të procesit zgjedhor të zgjedhjeve lokale të vitit 2021, si rrjedhojë e analizave të ndryshme që janë bërë edhe në qendrat e Lëvizjes, neve na është komunikuar që zgjedhjet e tjera duhet me fillu me i shiku, me hy, me garu vetëm në lista, nëse ka hapësirë të bashkëpunimit për kandidat nëpër komuna po, për arsye se ka pasur qoftë çështje të moskomunikimit apo mosmarrëveshjeve të ndryshme”. “Por, ne e kemi pashmangshëm që duhet hapsirën me ia lënë partisë më të madhe që ata e kanë dashur për vete, që është krejtësisht legjitime”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 6 orë më parë