Kusari-Lila: Kështu do të duket Alternativa e Re NULL NULL 28.10.2016 23:36 28.10.2016 23:36 “Deri tani kanë qenë partitë politike ato që kanë thënë se do të zgjidhin problemet e qytetarëve, por partitë politike duhet t’u thonë qytetarëve një gjë tjetër. Ne do t’u themi se këto probleme duhet t’i zgjidhim bashkë”. Kështu ka thënë Mimoza Kusari-Lila, kryetar e Komunës së Gjakovës dhe njëra nga nismëtaret e themelimit të Alternativës së re politike në vend, bashkë me ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda. Kusari-Lila, për Ora e Fundit në Klan Kosova ka shpalosur idenë e re rreth Alternativës dhe punën që po bëhet për të mbledhur njerëz rreth kësaj ideje të re. “Dikush premton 200 mijë vende të punës dhe del e thotë ‘ju rrini se ne do t’u sigurojmë vende të punës’. Por, ne duhet ta bëjmë këtë të gjithë së bashku, sepse kemi probleme që targetojnë disa çështje që duhet bashkëpunim i mirëfilltë për të pasur ndonjë zgjidhje për situatën aktuale”, ka thënë Kusari-Lila. Ajo, pohoi se qysh në fillim një gjë duhet të bëhet e qartë. “Alternativa tërësisht ndryshe nga të tjerat”. “Nuk është një parti që është formuar në qendër nga disa individë me pozita të përcaktuara dhe pastaj bëjnë përpjekje t’i thërrasin të tjerët t’u shkojnë pas”, pohoi Kusari-Lila në Ora e Fundit. “Ne duam që tamam siç ka ardhur kërkesa për formimin e subjektit të ri – jo të bazuar në klientelizëm dhe jo një parti që lidhet me interesa personale, por parti që do t’i adresojë problemet e qytetarëve”. “Kemi filluar me krijimin e strukturave në nivelin lokal, sot kemi filluar me Gjakovën, me grupin e parë të asamblistëve”. “Do të vazhdojmë me përfaqësues të shoqërisë civile, me njerëz të profilit të ndryshëm dhe ata që asnjëherë nuk kanë qenë në politikë”. “Në nivelin qendror do të shpalosen në ditët në vijim. Por, një numër i tyre duhet ta bëjnë debutimin e tyre. Disa janë figura publike, njerëz të mirënjohur”, tregoi Kusari-Lila, duke mos zbuluar emra. “E rëndësishme është se jemi subjekt inkluziv, s’jemi ne nismëtarët dhe të tjerët të ulën në rendin e dytë”. Ajo është e bindur edhe se ka mjaft elektorat që po pret ofertën e re politike – Alternativën, ndonëse emër jo zyrtarë ky, ende. “Ka njerëz të rinj, sepse baza elektorale e atyre që nuk votojnë është shumë e madhe. Ka shumë njerëz që nuk janë të kënaqur me punën që po bëhet tani, ashtu si ne”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 1 orë më parë