“Kurvë”, “Idiote”, “Bythëpalarë”, “Hajneshë” – kështu u ofendua Daka (VIDEO) NULL NULL nga Enis Reçica 22.01.2021 10:55 nga Enis Reçica 22.01.2021 10:55 Në konferencë të jashtëzakonshme tha se mori shumë kërcenime. Megjithatë, gazetarëve nuk u tregoi konkretisht se kush e cfarë i tha. Ato mund të mbesin anonime, por jo edhe kërcënimet e ofendimet që ndaj kryetares së KQZ-së Valdete Dakës u bënë në Facebook. Në dy lajme të shpërndara në këtë rrjet social, në lidhje me konferencën e saj, u gjetën rreth 1 mijë e 100 komente vetëm deri në orën 18. Shumica e tyre ishin ofendime, thumbime e kërcënime. Disa komente krëcënuese e ofenduese merrnin jo pak pëlqime. Gjatë konferencës, Daka tha se po ofendohet edhe si nënë që është. E ato nuk i munguan as pas kësaj deklarate. Në disa profile facebooku Daka u radhit përkrah disa individëve e subjekteve politike. Ofendimet eskaluan deri në terma vulgarë. Kësi diskursi ndaj kryetares së KQZ-së u vërejten edhe në faqe facebooku të medieve e portaleve tjera. Në njërën nga to, me foton e fytyrës së Dakës u mbulua Hyjnesha në Fron, dhe këtij produksioni më pas iu ngjit emri Hajnesha në Fron. Krejt këto reagime vijnë pas vendimit për të mos lënë disa kandidatë për deputetë në lista zgjedhore, me arsyetimin se ata janë të dënuar me vendime gjyqësore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days