Kurti viziton Agjencinë Kadastrale: Për dy vjet investuam 16 milionë euro NULL NULL 18.04.2023 11:07 18.04.2023 11:07 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Në takim e ka pritur Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AKK-së Avni Ahmeti. Kurti tha se Qeveri e tij gjatë dy viteve në AKK është duke i investuar 16 milionë euro. Ai tha se objekti i ri që do të ndërtohet është mbi 4 mijë metra katror dhe do të kushtoj mbi 2 milionë euro, përderisa tha se për 20 vjet ishin investuar veç 20 milionë euro, shkruan EkonomiaOnline përcjell Klankosova.tv “Parimet dhe objektivat e një agjencie shtetërore gjithmonë duhet të kenë në cak shërbenim transparent dhe shërbime të shpejta ndaj qytetarëve ndaj qytetarëve. Përkrahje e qeverisë për këtë institucion nuk do të mungojë. Ndryshimet tranfsormuse po bëhen në gjitha institucionet e administratave. 20 milionë euro janë investuar gjatë 20 viteve në AKK, tash gjatë qeverisjes tonë 2 vjeçare janë duke u investuar 16 milionë euro”. “Digjitalizimi ka përshpejtuar punën, pritet që në digjitalizim të ri të kemi një aerofotografi të rë të territorit të Kosovës. Kadastra për një shtet është pasqyra që e shohim vetën. Shpronësimet shpesh herë janë keqpërdorur, me lejoni ta përgëzoj ministrin Aliu që arritëm që 75 milionë euro nga borxhi i gjithmbarshëm i shpronësimit. Krijimi i kushteve të punës për Agjencinë është i nevojshëm. Objekti i ri i AKK-së 4 mijë metra katror dhe kushton 2.1 milionë euro”. Ministri Liburn Aliu, tha se objekti i ri do ta lehtësoj më shumë punën e kadastrës, duke shtuar se po punohet edhe në digjitalizim. “Uroj që objektin të cilin do ta vendosim sot te na krijoj kushte me të lehta në fushën e kadastrës. Ndërtimi i tij nuk është punë e lehtë, do të punojmë që të kemi një kadastër me punë sa më të lehtë. Në gjitha komuna e vërejmë që ka probleme me kadastër, digjitalizimi është një pjesë që e lehtëson këtë punë. Projekti i radhës që është aerfotografimi me një cilësi të larët do të mundësoj projekte të reja. Si ministri i kemi bërë disa harta”, tha ai. Pas takimit kryeministri Kurti së bashku me ministrin e MMPHI-së Liburn Aliu dhe Zv. Drejtorin e përgjithshëm të AKK-së Avni Ahmeti, do të vendosin gurthemelin për objektin e ri të AKK-së, në rrugën “Nekibe Kelmendi”, te Pallati i Drejtësisë. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023