Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti: Vetëm dje kemi shpenzuar 2.3 milionë euro nga importi, dikush duhet ta paguajë këtë rrymë

NULL NULL
19.01.2022 15:55

Kryeministri Albin Kurti vlerëson se vendi ndodhet para dy opsioneve sa i përket krizës me energjinë elektrike.

“Ose duhet të bëjmë çkyçje, ose duhet të kalojmë tek rritja e tarifave”, është shprehur ai në konferencë për media, njofton Klankosova.tv.

“Dje në orën 23:00 konsumi ka qenë prej një mijë e 318 megavatë, kurse ai minimal prej 834 në orën 05:00 të mëngjesit, derisa i gjithë prodhimi ynë ka qenë prej 727 megavatë. I kemi konsumuar një mijë e 318 megavatë dhe këto dikush duhet t’i paguajë”, ka shtuar Kurti.

“Rreth 1.8 milionë banorë që jemi dje kemi shpenzuar 2.3 milionë euro energji të importuar. Dikush duhet ta paguajë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.