Kurti, Veselit: Dil matu (VIDEO) NULL NULL 24.08.2017 11:09 24.08.2017 11:09 Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar nga PAN që të kandidoj Kadri Veselin dhe të shihet në qoftë se i ka 61 vota. “Shiko a i ke 61 deputetë. Dil matu, pse nuk po del të matesh?” i ka thënë Kurti, Veselit gjatë seancës konstituive të së enjtes. Tutje ai ka thënë që ka deputetë nga radhët e PAN-it, të cilët do t’i votonte për kryekuvendar, në qoftë se do të propozoheshin si kandidatë. Kurti ka vazhduar të replikoj me Veselin duke iu referuar arrestimit të pesë aktivistëve të Vetëvendosjes për sulmin ndaj kuvendit, dhe tha që ata janë liruar në mungesë të provave dhe se me këtë rast Kadri Veseli kë deshtuar në uzurpimin e drejtësisë.