Kurti uron 8 Marsin: Luftojmë me gratë për shumë të drejta NULL NULL 08.03.2023 10:59 08.03.2023 10:59 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Kurti ka vlerësuar lartë rolin e grave që kanë folur publikisht për dhunën seksuale që e kanë përjetuar gjatë luftës, njofton Klankosova.tv. Mes tjerash, Kurti tha se do të vazhdojnë të këmbëngulin që të mbijetuarave nga dhuna seksuale t’u njihet statusi. “Sot nderojmë e kujtojmë kontributin e grave në luftën çlirimtare dhe përgjatë gjithë historisë. Nuk harrojmë dhimbjen e madhe që nuk kalon dhe një plagë të madhe që shteti e ka obligim ta shërojë. Po e vazhdojmë procesin e aplikimit për njohjen e statusit të të mbijetuarave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës”. “Një proces i rëndësishëm për historinë dhe shtetin tonë dhe një parakusht për ndërtimin e paqes në vend. Nderojmë rolin e të mbijetuarave që kanë folur publikisht për rastet e tyre, e veçanërisht Vasfije Krasniqin që është avokuese e zëshme në vendin tonë dhe ndërkombëtarisht”. “Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, nderojmë sukseset që i kanë arritur historikisht. Nderojmë ato gra që nuk janë më, luftojmë me gratë për shumë të drejta dhe barazi”, u shpreh Kurti. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 13 orë më parë
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 13 orë më parë