Kurti u takua me presidentin e “Bezos Earth Fund”, diskutuan për bashkëpunim NULL NULL 24/05/2022 24/05/2022 Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me presidentin e Bezos Earth Fund, Andrew Steer. Fondi “Bezos Earth” u themelua falë një zotimi prej 10 miliardë dollarësh të themeluesit dhe drejtuesit ekzekutiv të kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe në mbrojte të mjedisit natyror. Bëhet e ditur se Kurti e njoftoi Steer me disa prej reformave kyçe që Qeveria e Republikës së Kosovës është duke zbatuar, me theks te synimi për të arritur një rritje të qëndrueshme socio-ekonomike që është në përputhje me qëllimin e përbashkët për një shoqëri më të gjelbër dhe të drejtë. Nga zyra e kryeministrit po ashtu njoftojnë se Kurti foli edhe për planet dhe synimin e Kosovës për dekarbonizim, tranzicionin e drejtë energjetik dhe potencialin e Kosovës në energjinë e ripërtëritshme. Kurti dhe Steer u pajtuan që të mbesin në kontakt për të diskutuar më tutje format dhe fushat e bashkëpunimit.
Kosova Vjehrri e rrah renë në Prishtinë, ai lirohet e ajo me fëmijët dërgohet në strehimore 19 minuta më parë
Kosova Kryeministri Kurti takon drejtuesit e fondacionit BESA, flasin për sistemin dual të arsimit 21 minuta më parë