Kurti: Trupat tanë po tregojnë profesionalizëm në ushtrime si pjesë e “Defender 21” NULL NULL 25.05.2021 10:12 25.05.2021 10:12 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova për herë të parë po merr pjesë në stërvitje të udhëhequra nga Ushtria Amerikane në territorin e saj. Tutje, Kurti thotë se trupat e Kosovës po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme si pjesë e “Defender 21” në Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri. “Për herë të parë, Kosova po merr pjesë në stërvitje të udhëhequr nga Ushtria Amerikane në territorin e saj. Trupat tanë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme si pjesë e Defender 21 në Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri”, ka shkruar Kurti në Twitter, transmeton Klankosova.tv. For the first time ever, Kosova is hosting a US Army led exercise in its territory. Our troops are showing dedication and professionalism in various exercises as part of Defender 21 in Kosova, Croatia and Albania. pic.twitter.com/NC7PimHVza — Albin Kurti (@albinkurti) May 25, 2021