Kurti tregon programin e Vetëvendosjes për ekonominë NULL NULL 13.07.2017 22:08 13.07.2017 22:08 I nominurai për kryeministër të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti ka prezantuar programin ekonomik të kësaj partie. Kurti tha se kanë propozuar një bankë zhvillimore e cila do të mbrojë prodhimin vendas. “Ne kemi propozuar të kemi një bankë zhvillimore e cila është e lidhur me kuvendin e Republikës e cila do t’i ketë kamatat nën 3% me periudha shumë vjeçare. “Kjo bankë do të jetë me një lidh për mbrojtjen e prodhimit vendas si dhe me dhënine e përparësisë së kompanive lokale në tenderimin publik. Banka zhvilliomore do të kishte një udhëheqje apartiake dhe kjo bankë do të të kombinohej me një agjencion zhvëllimore. Ne kemi nevojë për një agjenci zhvëllimore” ka thënë Kurti në Ora News. “Në të njëjtën kohë do të kishim edhe një fond sovran që do të ishte aksionar kryesor në ndërmarjet publike dhe shoqërore, pra ndërmarjet publike do ti nxjerrim nga qeveria, ndërmarrjet shoqërore do ti nxjerrim nga agjencia kosovare e privatizimit që do të sigurohej dhe fondi sovran do të kishte një shef me një mandate 7 vjecar apartiak, me një bord mbikqyrës që do ti raportonte Kuvendit dhe do ta bënte joshës investimin brenda vendit. “Fondi i kursimeve të pensioneve në Kosovë është mbi 1.5 mld eur, vetëm 3,.2% invrestohet brenda vendit, gati 97 % këto para ndodhen jashtë. Banka Zhvillimore, fondi sovran dhe agjencia zhvillimore do ti jepnin hov zhvillimit të vendit duke krijuar mundësinë që mërgata jonë të investonte në Kosovë”, ka thënë Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025