Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani NULL NULL 01.07.2025 18:00 01.07.2025 18:00 Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar në një takim konsultues përfaqësues të partive parlamentare lidhur me situatën politike të krijuar tash e pesë muaj. Për takimin e thirrur më 3 korrik, tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen një pjesë e liderëve partiakë. Mes tyre është edhe kreu i LVV-së, deputeti dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. “Kam marrë pjesë më herët e do të marrë pjesë edhe tash”, tha Kurti për Klan Kosova gjatë vënies së gurëve të themelit për urat mbi Ibër në Mitrovicë. Megjithatë, ai u shpreh paksa i pakënaqur me pyetjen, teksa tha: “por, dy urat sot janë tema”. Deri më tani, pjesëmarrjen në takimin te Osmani e kanë konfirmuar edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i AAK-së Ramush Haradinaj, por edhe nga partitë e pakicave jo-shqiptare. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.