Kurti takon kryetarët e komunave, pastaj hyn në të pame (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 10.01.2023 20:28 nga Haris Ademi 10.01.2023 20:28 Kryetarë komunash nga të gjitha partitë iu përgjigjën ftesës së kryeminstrit Albin Kurti që ta diskutojnë buxhetin 2023, por edhe tema e projekte tjera lokale. Në takimin e së martës nuk pati kryetarë nga komuna me shumicë serbe, njofton Klan Kosova. Kurti në fjalën hyrëse tha se sivjet janë ndarë 100 milionë euro më shumë për komunat, derisa u tha krerëve të tyre se shpenzimi i këtij buxheti duhet të jetë i hapur e transparent. Ndërkaq kryetarët kërkuan më shumë buxhet për projekte, por edhe barazi në ndarjen e parasë publike. Në takimin që zgjati rreth tri orë, morën pjesë edhe tre ministra, të cilët u tha se dhanë informata e sqarime për projekte të linjave të tyre. Meqenëse në të njëjtin kat ku u mbajt takimi mbahej edhe një e pame, kryeministri Kurti nuk kaloi pa hyrë për kryeshëndosh, në fund.