Kurti takon eurodeputetin bullgar, merr mbështetje për aplikimin e Kosovës në BE NULL NULL 16.03.2023 18:16 16.03.2023 18:16 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me amabasdorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, takuan eurodeputetin bullgar, Andrey Kovatchev, nga grupi i Partisë Popullore Evropiane. Kurti e Kovatchev folën për takimin e 18 marsit në Ohër mes Kosovës e Serbisë por edhe për pritjet e takimit. “Në takim u diskutua mbi reformat e ndërmarra nga Qeveria dhe progresi i shënuar, rrugëtimin evropian dhe procesin e dialogut”. “Kryeministri Kurti e njoftoi eurodeputetin Kovatchev me arritjet kryesore të qeverisë, e cila javën tjetër mbush plot dy vjet, duke veçuar sukseset në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit të reflektuara dhe në raportet e rankimet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, bëhet e ditur se Kovatchev tha se heqja e vizave për Kosovën duhet të vazhdojë pa vonesa, teksa sipas tij, kanë mbetur edhe pak hapa deri në përfundimin e këtij procesi. “Ai po ashtu dha mbështetjen e tij të plotë për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e qeverisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti 2 months
Kosova PDK: Qeveria Kurti po e zhyt vendin në krizë, propozojmë shfuqizimin e rivlerësimit për tatim në pronë 2 months