Kurti takon diplomaten amerikane, e falënderon për mbështetjen e SHBA-së ndaj Kosovës NULL NULL 27.02.2025 17:12 27.02.2025 17:12 Kryeministri Albin Kurti është takuar me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Përmes komunikatës për media bëhet e ditur se Kurti dhe Prattipati diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, me theks te mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, përmbyllja e procesit zgjedhor dhe hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të. “Teksa presim përfundimin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultatit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryeministri u shpreh se qeveria po vazhdon punën e saj të përditshme në përmbushjen e detyrave e përgjegjësive dhe shërbimin ndaj të gjithë qytetarëve, pa dallim”, thuhet më tej në komunikatë, njofton Klankosova.tv.. Ai falënderoi të ngarkuarën me punë në ambasadën amerikane, Prattipati për kontributin e madh dhe mbështetjen e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.